Shqipëri, PD nuk tërhiqet nga kërkesa për Qeveri teknike

“Do i tregojmë javën e ardhshme këtu në këtë bulevard Edi Ramës, kupolës politike të republikës së vjetër dhe mbarë botës se shumica dërrmuese e shqiptarëve nuk do të pranojë kurrë zgjedhje të diktuara nga krimi, nga droga dhe pa opozitën. Se të vetmet zgjedhje që ky vend do të mbajë do të jenë zgjedhjet e lira e të ndershme, të lira nga krimi, nga droga dhe nga monizmi me një qeveri teknike e cila do të përmbushë mandatin popullor për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Lulzim Basha, kryetar i PD-së.

Opozita edhe më tej refuzon pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare pa formimin e Qeverisë teknike për organizimin e tyre. Pas tërheqjes së kandidaturës për Bashkinë e Kavajës, kryeministi i Shqipërisë Edi Rama deklaroi se kjo është përpjekje për të shmangur çdo tentativë për destabilizim. Ai tha se i rëndësishëm për ta ishte 18 qershori, datë e cila ishte e panegociueshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme