Shqipëri, përfundon pa incidente protesta e opozitës

Protesta e opozitës, e cila bllokoi 4 nga akset kryesore kombëtare në vend, është mbyllur pak pas orës 12 të mesditës.

Protesta u zhvillua në Vorë, Milot, Elbasan dhe Lushnje. Kreu demokrat ishte në Vorë, ndërsa në Bradashesh të Elbasanit ishte kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.

Kreu i PD u shpreh se opozita do të jetë në krah të qytetarëve dhe kundër regjimit privat kriminal. “Shkoni shikon i shtëpinë Saimir Tahirit dhe kuksianëve që janë në burg sot dhe e kuptoni që ky është një regjim privat kriminal. Është një bandë kriminale në pushtet dhe drejtësia e Edi Ramës është drejtësia që fut në burg popullin. Ndaj, sot jemi në krah të qytetarëve që kanë vendosur për mosbindje civile. Opozita do të jetë në krahë të qytetarëve, për çdo hap që do të hedhin. Ka arrestuar reformën në drejtësi ka arrestuar dhe politizuar Prokurorinë dhe gjykatat për të mbajtur popullin në burg dhe kriminelët e lirë. Në Europë nuk shkohet me qeveri që arreston popullin dhe liron kriminelët”, tha Basha.

Ndërkohë, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh se nuk ka demokraci me stabilitet të krimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme