Opozita në Shqipëri thirri për sot një protestë, siç e quajtën ata, për njerëzit nga tërë vendi, por nuk doli të jetë saktësisht kështu.
Nga pamjet që transmetojnë mediat nga Tirana shihet që numri i njerëzve që kanë vënë veten në dispozicion të politikës për këtë protestë është më i vogël seç pritej.
Në fjalën e tij, kreu i opozitës, Lulzim Basha iu drejtohej qindra mijërave protestuesve të mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por realisht sa protestues ndodheshin në Bulevard
Pamjet nga lart japin një ide më të qartë të numrit të qytetarëve që i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar.
Me sy të lirë mund të dallohen se janë disa mijëra njerëz, por vështirë se mund të thuhet qindra mijëra.