Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama shpalli sot emrat e kabinetit të ri qeveritar. Nga Asambleja e e Partisë Socialiste, Rama deklaroi se kjo qeveri do të ketë 11 ministri, duke shkrirë disa prej tyre dhe 2 ministra shteti. Në përbërje të saj do të ketë 50% burra dhe 50% gra.
Rama e nisi prezantimin e ‘skuadrës’ së tij nga kreu i ri i Kuvendit, duke ia besuar këtë post Gramoz Ruçit, detyrë që më herët e kishte presidenti Ilir Meta.
Ndërsa detyrën e zv/kryeministres e merr Senida Mesi, deputete e qarkut të Shkodrës, e cila duket se është risia kryesore e kabinetit qeveritar, ndërsa shumë prej ministrave rikonfirmohen.
LISTA E QEVERISE SE RE
-Gramoz Ruçi: Kryetar Kuvendi.
-Taulant Balla: Kryetar i Grupit Parlamentar të PS
-Senida Mesi, zëvendës kryeministre
-Ministër i shtetit për diasporën, Pandeli Majko
-Ministre e shtetit për sipërmarrësit, Sonila Qato
-Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm
-Fatmir Xhafaj, minister i Brendshem
-Olta Xhacka, ministre e Mbrojtjes
-Etilda Gjoni, ministre e Drejtesise
-Mirela Kumbaro, ministre e Kulturës
-Arben Ahmetaj, Ministër i Financave, ku shkrihet edhe Ministria e Ekonomisë dhe e Mirëqenies Sociale
-Ogerta Manastirliun, ministre e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social
-Lindita Nikolla, ministre e Rinisë Arsimit dhe Sportit
-Damian Gjiknuri: Ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës
-Niko Peleshi, ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
-Blendi Klosi: ministër i Turizmit dhe Mjedisit
Bashkëqeverisja me njerëzit e zakonshëm është sfidë e vështirë. Ata fituan betejën zgjedhore për ne, tani ne të bëjmë tonën për Shqipërinë që duam për ata. Ky është mandati më i vështirë që kur jam në këtë detyrë. Kjo parti duhet të vendoset me kohë të plotë për të jetësuar koalicionin me qytetarin. Fati i sfidës varet nga sa dhe si do ta mbrojmë këtë pushtet nga vetvetja, nga ndjenja fatale e vetëmjaftueshmërisë- tha Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë