Shqipëri: Virusi i koncesioneve, nga gabimet në kontrata do të paguhen 240 milionë euro shtesë

Vetëm nga problematikat në hartimin e kontratave koncesionare, ku shteti ka marrë përsipër riskun financiar, taksapaguesit do të duhet të paguajnë edhe 240 milionë euro më shumë gjatë viteve në vijim, si shtesa për 5 PPP-të në shëndetësi, infrastrukturë dhe integrimin e menaxhuar të mbetjeve, ose 30% më shumë se varianti fillestar.  Në kahun tjetër, rënia e pritshme e të ardhurave nga efekti koronavirus mund të çojë shumë shpejt në shkeljen e rregullit fiskal, ku pagesat për koncesionet mund ta kalojnë pragun prej 5% të të ardhurave tatimore, duke u kthyer në një bumerang për ekonominë.

Qeveria është angazhuar në projekte të Partneritetit Publik-Privat (PPP), për periudhën 2015-2032, për të cilat do të duhet të paguajë në total gati 2 miliardë euro, që do të vijnë nga paratë e mbledhura nga taksapaguesit. Por, teksa këto kontrata janë në vitet e para të zbatimit, shumë probleme po shfaqen. Shpejtësia dhe intensiteti me të cilin u miratuan ato përgjatë katër viteve të fundit po rezulton se ka sjellë gabime në llogaritje e parashikime, që po detyrojnë derdhjen e parave shtesë nga taksapaguesit.

“Monitor” ka përllogaritur se vetëm për pesë koncesione: Inceneratori i Tiranës, Sterilizimi, Laboratorët, rruga Milot-Balldre dhe Check up, buxheti do të duhet të paguajë rreth 240 milionë euro shtesë për punë të paparashikuara, apo shërbime të pakryera, duke e rritur në total vlerën e këtyre kontratave me 30%, nga rreth 790 milionë euro në 1 miliard euro.

Pas emergjencës së krijuar nga koronavirusi, qeveria ka njoftuar se do të rialokojë 17 mln euro nga disa kontrata koncesionare, por këto janë vetëm pezullime dhe shtyrje, që një ditë do paguhen, ndërkohë deri tani askush nuk êshtë dënuar për dëmet afatgjata që i janë krijuar buxhetit nga gabimet në kontrata.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme