Shqipëri: Vriten dy biznesmenë brenda 48 orëve

Është vrarë sot biznesmeni dhe pronari i një media lokale në Veri të Shqipërisë, 47 vjeçari Kastriot Reçi. Ngjarja ndodhi në mëngjesin e të martes, në afërsi të qendrës së qytetit të Rreshenit, teksa viktima po dilte nga një lokal në pronësi të tij.

Sipas një njoftimi paraprak të policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 11:05, në rrethana ende të paqarta, në afërsi të një lokali në Rrëshen të Mirditës. Kastiot Reçi ishte pronar i televizionit lokal “Media Plus” me qendër në qytetin e Lezhës.

Televizioni “Media Plus” mbulon me sinjal dhe programacion Qarkun e Lezhës, ku bën pjesë edhe Mirdita.

Në prill të vitit 2017 Kastriot Reçit ju vra në Romë të Italisë vëllai 43 vjeçar, Gaspër Reçi. Hetimet e kryera nga policia italiane nuk arritën të identifikojnë autorët e vrasjes.

Nga hetimet paraprake, nuk ka ndonjë të dhënë nëse vrasjet e dy vëllezërve kanë lidhje me njëra tjetrën.

Vrasja e biznesmenit dhe pronarit të televizionit lokal “Media Plus” është e dyta brenda 48 orëve. Një ditë më parë, në qytetin Bajram Curr të Tropojës u vra biznesmeni 47 vjeçar, Guxim Gjyriqi, pronar i një pike karburanti dhe një restoranti në qytetin Bajram Curr. Ai u qëllua për vdekje nga një makinë, e cila u gjet e djegur rreth 60 kilometër nga vendi i ngjarjes, në fshatin Golaj të Hasit. Deri tani, edhe për këtë vrasje, nuk ka përsona të dyshuar apo të ndaluar./Zëri i Amerikës

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme