Shqipëria 100 mijë euro ndihmë për Maqedoninë

Qeveria shqiptare do të ndihmojë Maqedoninë, që është përfshirë nga moti i keq dhe përmbytjet, me një fond paraprak prej 100 mijë eurosh, informon ATSH.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një prononcim të hënën për median, tha se, fondi prej 100 mijë eurosh do të shkojë për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara për fqinjët maqedonas dhe bashkëkombasit tanë me banim në Shkup e Tetovë.
Kryediplomati theksoi se, Qeveria shqiptare po ndjek me vëmendje situatën e krijuar në vendin fqinj dhe është gati për çdo lloj ndihme tjetër për menaxhimin e krizës krahas këtij fondi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme