Shqipëria 100 mijë euro për përmbytjen në Maqedoni

Qeveria e Shqipërisë do të kontribuojë me 100 mijë euro autoritetet maqedonase, për përballimin e situatës katastrofike të shkaktuara nga përmbytjet atje.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, u shpreh Shqipëria është në krah të Maqedonisë.

“Fondi prej 100 mijë euro shkon për lehtësimin e dëmeve të shkaktuara për fqinjët maqedonas dhe bashkëkombësit tanë me banim në Shkup e Tetovë”, u shpreh Bushati.
Sipas tij, fondi është paraprak pasi Maqedonia ende nuk ka një bilanc përfundimtar të përmbytjeve, duke nënkuptuar se Shqipëria do të vazhdojë të kontribuojë për tejkalimin e situatës katastrofike të shkaktuar dy ditët e fundit prej stuhive dhe reshjeve të dendura të shiut në rajonin e Tetovës dhe Shkupit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme