Shqipëria bllokon 35 tonë miell nga Kosova, dyshon në nivelin e proteinave

Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimet për dy kompani kosovare, të cilat janë kryesore në import të miellit në Shqipëri nga Kosova, raporton KTV.

Tash e dy javë, në Shqipëri janë ngritur dyshimet se mielli i importuar nga Kosova ka sasi më të ulët të proteinave sesa masa e lejuar.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri ka bllokuar 35 tonë miell të kompanive kosovare, pasi që dyshohet se malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.

Por kjo po kundërshtohet nga institucionet në Kosovë.

Nga Shoqata e Mullisëve të Kosovës thonë se këtë po e bëjnë kompanitë në Shqipëri me qëllim që të mos kenë konkurrencë në tregun e tyre nga Kosova.

Muhamet Farizi tha se kanë bërë analiza dhe niveli i proteinave është i njëjtë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Por në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës thonë se Kosova nuk e ka një rregullore që përcakton limitin e proteinave në miell. Vitin e kaluar, miell të importuar në Kosovë nga Serbia kishte 24 milionë kg miell. Ndërsa vetëm në fillim të këtij viti, sipas Doganës, nga Serbia në Kosovë janë importuar 2.6 kg milionë miell.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme