“Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka realizuar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni nga homologu i tij Niko Peleshi.

Në njoftimin nga Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, duke iu referuar vizitës, thuhet se Shqipëria dhe Kosova do të forcojnë ndjeshëm bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Si në fushën e edukimit ashtu edhe në fushën e mirëmbajtjes së kapaciteteve tona, në fushën e inteligjencës, pa dyshim edhe në shumë fusha të tjera ka shumë vend për të kaluar në një qasje të re, në qasjen e komplementaritetit. Thënë ndryshe e bashkimit të forcave, e ekonomizimit të forcave në mënyrë që të shmangim bërjen e së njëjtës gjë, e të njëjtit investim pa qenë e nevojshme për t’u zhvilluar në dy shtetet tona”, është shprehur ministri Peleshi.

Sipas njoftimit, ministri Mehaj dha detaje sa i përket bashkëpunimit në fushën e arsimimit ushtarak, si dhe konfirmoi bashkëpunimin për investimet e përbashkëta.

“Ne folëm edhe për bashkëpunim më të ndërsjellë sa i përket pajisjeve ushtarake që në të ardhmen të mos jenë investime në të dyja anët ose në të gjithë rajonin njërën ta këtë Kosova, njërën ta ketë Shqipëria, tjetrën ta ketë Maqedonia e Veriut ose Mali i Zi, që të jemi më të sinkronizuar dhe të bashkëpunojmë për t’i ardhur në ndihmë njëri – tjetrit”, ka theksuar ministri Mehaj.

Gjithashtu, dy ministrat u zotuan që vizitat e ndërsjella të niveleve të larta të ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të jenë më të shpeshta.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme