Shqipëria dhe Kroacia i shkruajnë NATO-s për veriun e Kosovës

Zhvillimet e fundit në veri të Kosovës kanë bërë që ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe homologu i saj kroat Damir Krsticevic t’i drejtohen sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg, me një letër.

Siç njofton Ministria shqiptare Mbrojtjes, Kodheli dhe Krsticevic kanë dënuar retorikën nacionaliste nga politikanët serbë dhe veprimet në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë, që cenojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës dhe stabilitetin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Dy ministrat i kanë kërkuar sekretarit Stoltenberg rishikimin e planit operacional të misionit paqeruajtës në Kosovë pas zhvillimeve të fundit atje. Gjithashtu, ata kanë kërkuar edhe shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme