Shqipëria ‘digjet’ nga i nxehti afrikan në fundjavë, termometri arrin në 40 gradë/ Gjirokastra dhe Elbasani qytetet ky troket ‘Ferri’!

Temperaturat e larta do të jenë të pranishme në vend këtë të premte dhe gjatë fundjavës si pasojë e të nxehtit afrikan.

Nga 18 qytete, 14 do të kenë temperaturën maksimale mbi 35 gradë Celcius, madje termometri pritet të arrijë edhe 40 gradë në zona të caktuara.

Temperaturat vijojnë si më poshtë:

Gjirokastra dhe Elbasani deri në 40 gradë Celcius;

Tirana, Shkodra dhe Berati 39 gradë Celcius;

Durrësi, Fieri e Saranda 38 gradë Celcius;

Lezha dhe Vlora 37 gradë Celcius;

Kukësi e Burreli 36 gradë Celcius;

Temperaturat maksimale më të ulëta do të regjistrohen në Ersekë me 32 gradë.

E PREMTE

Moti i kthjellët dhe i nxehtë do të dominojë në të gjithë territorin e vendit duke bërë që në disa zona termometri të shkojë deri në 39°C, por parashikohet që gjatë pasdites të këtë kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore duke rrezikuar momente të shkurtra me rrebeshe shiu. Po ashtu, edhe nata do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe të nxehtë. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 39°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

E SHTUNË

Depërtimi i masave ajrore me origjinë Afrikane do të diktojë në vendin tonë sërish, mot të kthjellet dhe të nxehtë gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit, ku më të theksuara vranësirat paraqiten në ekstremin verior duke rrezikuar rrebeshe shiu. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

E DIEL

Vendi ynë, mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta përgjatë gjithë 24-orëshit. Kjo situate meteorologjike do të vijojë deri në orët e vona të pasdites kur pritet kalim i vranësirave në zonat malore, por nuk priten reshje. Përqindja e lartë e lagështirës në ajër do të bëjë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të mbeten të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 40°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi maksimale 40 km/h./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme