Shqipëria do që Beogradit t’i tërhiqet veshi për tendencat destabilizuese

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemail Minxhozi, të mërkurën pritet të raportojë para Komisionit parlamentar për Politikë të Jashtme të Shqipërisë për gjendjen e krijuar pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur midis Kosovës dhe Serbisë.

Minxhozi në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se tensionet e fundit që i shkaktojë Beogradi, si çështja e trenit, muri dhe arrestimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, janë në kundërshtim me frymën e Bashkimit Evropian dhe partnerëve euroatlantikë.

Këto do të jenë temat kyçe për të cilat do të raportoj Minxhozi. Ai ka folur edhe për bashkimin e doganës së Kosovës me atë të Shqipërisë dhe rendësin që ka kjo marrëveshje.

“Unë jam ftuar ditën e mërkurë para dreke në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit të Shqipërisë për raportuar për situatën që ndodhen në marrëdhëniet midis. Shikoj që brenda një periudhe dy mujore kemi një intensifikim për të keq të marrëdhënieve midis Kosovës dhe të Serbisë. Ka një fluks ngjarjesh që janë të pakëndshme në marrëdhëniet midis dy vendeve. Askush nuk mendonte që fundi i vitit të kaluar mund të ishte me një problematik aq të madhe që filloi në fillim fare si një çështje teknike siç që ngritja e murit, si një diçka e parëndësishme si një diçka rutine. Por duke pasur parasysh edhe rastin e Haradinajt, duke pasur parasysh edhe rastin e trenit shikoj që kemi me një fluks përpjekjesh të Beogradit për tensionimin e situatës midis dy vendeve”, tha Minxhozi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme