Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook, një video nga prezantimi i Programit të PD, ku shpalosi të gjitha propozimet për luftën kundër korrupsionit dhe mirëqeverisjen.
Nën sloganin “Shqipëria meriton më shumë” , Basha renditi të gjitha pikat e programit të tij gjithëpërfshirës, që erdhi si rezultat i një pune të gjatë të ekspertëve vendas e të huaj, për t’u dhënë qytetarëve kohën e duhur për t’u njohur me propozimet dhe alternativën e prezantuar nga kryedemokrati dhe ekipi i tij.
Duke filluar nga fondi për familjen, në program parashikohen subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë për çiftet e reja si dhe subvencione për bujqësinë.
-Një tjetër risi është kthimi i KLSH-së në një gjykatë auditi, pra jo vetëm një insistucion rekomandues, por me të drejta të plota vendimmarrëse, ekzekutivi i të cilave do të jetë detyrues për ekzekutivin;
Po aq transformues është propozimi për ndarjen e Shqipërisë në 5 rajone, në përputhje me kërkesat e BE-së, duke fuqizuar zhvillimin ekonomik të barabartë në gjithë territorin;
-Një tjetër zotim është ai për heqjen dorë nga qeveria e re e PD nga të gjitha gjyqet kundër individëve, qofshin këto për njohjen e pensionit apo të tjera, duke bërë të mundur që mijëra qytetarë që janë në gjyq me shtetin të fitojnë të drejtat e mohuara, duke lehtësuar kësodore edhe sistemin gjyqësor, që mbart mbi 25 mijë çështje të tilla, të cilat bllokojnë punën e gjyqësorit shqiptar duke vonuar kështu vendosjen në vend të së drejtës.
Postimi i Kreut të PD:
https://ëëë.facebook.com/share/v/ëgfLA9ePq2EtANNQ/?mibextid=ËC7FNe
Shqipëria meriton më shumë!
Enkelejd Alibeaj, Marinela Ziu, Roland Bejko, Alfrida Marku, Indrit Sefa dhe Rezart Kthupi treguan se Shqipëria mund të bëhet, nëse ka një qeverisje të re me prioritetet e duhura në:
LUFTËN KUNDËR KORRUPSIONIT MIRËQEVERISJEN & SUNDIMIN E LIGJIT