Shqipëria merr tri pikë në Gjeorgji, goli i Asllanit vendosi ndeshjen

Shqipëria ka fituar si mysafir i Gjeorgjisë me rezultat 1-0 në kuadër të Ligës së Kombeve, ku kuqezinjtë shënuan golin e vetëm në fillimin e pjesës së dytë.

Tastin e parë në ndeshje e kishte Budu Zivzivadze, por edhe pse në një pozitë ideale nuk ia arriti të shënojë.

Shqipëria kishte raste me Indrit Tucin dhe Kristjan Asllanin, por të dy pa sukses.

Pra pas një pjesë të parë pa gola, Shqipëria që kishte më shumë rast, por nuk ia arriti të shënojë.

Me të filluar pjesa e dytë, një aksion shumë i bukur i Shqipërisë solli golin.

Nedim Bajrami u fut në zonë, pasoi te Indrit Tuci, i cili me një pasim të saktë jashtë zone gjeti Kristjan Asllanin, i cili me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

Pas golit, Shqipëria ka mundur të shënojë sërish, por një gjuajtje e Nedim Bajramit shkoi jashtë porte.

Milind Daku gjuajti me kokë në minutën e 69-të, por edhe ky gjuajti jashtë.

Në minutat e fundit Gjeorgjia kishte më shumë nga loja, duke dominuar për të gjetur barazimin, por Ardian Ismjali me shokë nuk lejuan që rezultati të ndryshojë.

Kjo është fitorja e dytë e Shqipërisë në katër ndeshje dhe me gjashtë pikë, aq sa Çekia dhe Gjeorgjia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme