Shqipëria në prill pret ftesën për hapjen e negociatave me BE-në

Viti 2025 si datë e përfolur për integrimin në Bashkimin Evropian, për ministrin e jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, përkthehet në një shtysë, por jo qëllim në vetvete.

Më tej ministri Bushati theksoi se Shqipëria pret në muajin Prill çeljen e negociatave me BE.

Duke folur në Akademinë e Integrimit Evropian dhe Negociatave, Bushati tha se datat janë të rëndësishme se motivojnë vendet.

“Çështja e dytë që ia vlen të ndalemi, është debati steril rreth datave. Strategjia ofron një horizont sipas të cilit secili prej vendeve, dhe vendet të gjitha së bashku kanë mundësi për të shfrytëzuar instrumentet në funksion të perspektivës së tyre të zgjerimit. Nuk është çështje date. Datat janë të rëndësishme se motivojnë vendet për të ecur para. Data lexohet nga ana jonë si një shtysë, po jo qëllim në vetvete. Pjesë e rëndësishme e strategjisë është thirrja e qartë që bën Komisioni Europian për t’u fokusuar tek procesi i reformave. Jam përpjekur për ta thënë dhe në takimin e ministrave të jashtëm që janë reforma të rëndësishme, po reforma në fushën e sundimit të së drejtës nuk mund të konsiderohen të izoluara nga një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik. Prandaj është e rëndësishme për BE dhe Ballkanin Perëndimor për të vendosur këto dy komponentë të strategjisë së zgjerimit në një bara zpeshë sa më të mirë. Veçantia tjetër që duhet të kemi në vëmendje është fakti që në rajon ka ende mosmarrëveshje dypalëshe që lidhen me çështjet e njohjeve shtetësisë, bashkëpunimin përsa i përket tribunaleve ndërkombëtare dhe përkatësinë apo jo europiane në veprime konkrete. Janë patate të nxehta që kur vjen puna te debati për datat do të duhet të mbahen parasysh sepse strategjia nxjerr mësime nga të gjitha proceset e tjera të zgjerimit duke vendosur zgjidhjen apo trajtimin e çështjeve dypalëshe nga vetë vendet, në një moment para se këto vende të anëtarësohen”, tha Bushati.

Strategjia e Zgjerimit e prezantuar në fillim të shkurtit nga BE tha ministri i Jashtëm sjell për herë të parë pas shumë vitesh një dokument me nota strategjike për Ballkanin Perëndimor dhe fjalët kyçe, transformim, proces zgjerimi dhe konsolidim i reformave janë të ndërlidhur me njëra-tjetrën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme