Shqipëria nën kërcënimin e vërshimeve, Kosova i dërgon ndihma

 Agjencia e Menaxhimit Emergjent e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dërgon ndihmë me pajisje për vërshime në Republikën e Shqipërisë.

Dërgimi i pajisjeve është bërë në bazë të kërkesës që ka dërguar Drejtoria e Emergjencave Civile nga Republika e Shqipërisë në Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, për dërgimin e ndihmës në pajisje për kërkim shpëtim në ujera sipërfaqësorë.

Në kuadër të ndihmës do të ju ofrohen 25 palë çizme (peshkatarësh) të gjata gome me gjoksore. Pajisjet në fjalë do tu jepen njësive të kërkim shpëtimit në ujera sipërfaqësor, në shfrytëzim të përkohshëm, deri në stabilizimin e situatës nga vërshimet, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave e MPB-së do të jetë e gatshme për dalë në ndihmë të gjitha shteteve në nevojë edhe në këtë rast dëshmohet gatishmëria e AME-së në kryerën e detyrave si brenda territorit të Republikës së Kosovës, po edhe në ndihmë shteteve të rajonit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme