Shqipëria përfaqësohet në Kongresin Botëror të Ligjit 2025 në Santo Domingo! Alket Hyseni: Demokracia nuk është një destinacion, por një përpjekje e përditshme

Në ceremoninë e hapjes së Kongresit Botëror të Ligjit 2025, që po zhvillohet në Santo Domingo, Republika e Shqipërisë u përfaqësua nga Alket Hyseni, Anëtar i Bordit të World Law Foundation.


Alket Hyseni-partner-law (1)

Në fjalën e tij përshëndetëse, Hyseni theksoi se “demokracia nuk është një destinacion, por një përpjekje e përditshme”, e cila vihet vazhdimisht në provë nga korrupsioni, destabiliteti dhe tundimi i pushtetit.

Ai nënvizoi rrugëtimin e Shqipërisë pas daljes nga një regjim totalitar i shekullit XX, duke përmendur reformat e thella në sistemin e drejtësisë dhe progresin institucional, ekonomik dhe shoqëror që vendi ka arritur në pak dekada.

Në mënyrë të veçantë,  Hyseni vlerësoi lidershipin e Presidentit të World Jurist Association, Dr. Javier Cremades, si dhe rolin e kësaj organizate globale në mbrojtje të shtetit të së drejtës në kohë të pasigurta për demokracinë.

Alket Hyseni-partner-law (3)

Në Kongresin që po zhvillohet nga data 4 deri më 7 maj, marrin pjesë mbi 1,500 delegatë nga më shumë se 60 vende të botës, përfshirë drejtues shtetesh, kryetarë gjykatash kushtetuese dhe të larta, si dhe profesionistë të fushës së drejtësisë.

Në përmbyllje të fjalës së tij,  Alket Hyseni shpalli me krenari se Tirana do të presë Kongresin Botëror të Ligjit në vitin 2027, duke e konsideruar këtë një njohje të rëndësishme për përparimin e Shqipërisë në rrugën e demokracisë dhe sundimit të ligjit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme