“Shqipëria po bëhet destinacion i natyrës dhe aventurës”- Rama: 867 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura në 4 muajt e parë të vitit

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun një bilanc pozitiv për turizmin natyror në vend, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve në zonat e mbrojtura të Shqipërisë.


Me anë të një postimi në Facebook, Rama tha se vetëm gjatë katër muajve të parë të vitit 2025, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë natyrore të vendit, shifër kjo 60 mijë më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Vetëm në katër muajt e parë të këtij viti, 867 mijë vizitorë kanë eksploruar bukuritë e zonave tona të mbrojtura – 60 mijë më shumë se një vit më parë,” shkroi kryeministri në rrjetet sociale.

Ai theksoi gjithashtu larmishmërinë dhe pasurinë natyrore që ofron Shqipëria, duke përmendur destinacione si liqenet alpine, lagunat, pyjet shekullorë, si dhe lumin Vjosa, të cilin e cilësoi si “lumi i fundit i egër në Europë”.

“Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë destinacioni i preferuar për dashamirësit e natyrës dhe aventurës,” u shpreh Rama.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme