Shqipëria shënon rritje të punësimit

Në Shqipëri vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama duke uruar një ditë të mbarë ka postuar në Facebook, të dhënat e anketës së tremujorit të tretë të 2017-të publikuar nga INSTAT.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që vijon rritja e punësimit dhe rënia e vazhdueshme e papunësisë duke shënuar për 3-mujorin e tretë 2017 rreth 220 mijë të punësuar më shumë se 3-mujori i parë 2014, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama, transmeton kp.

Në anketën e Tremujorit të 3-të të 2017-ës të Forcave të Punës, publikuar nga INSTAT theksohet se , në tremujorin e tretë 2017, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 57,7 %.

Gjatë këtij tremujori, në terma vjetorë punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart shfaq tendencë në rritje: krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2016, punësimi u rrit me 1,9 %. Në terma tremujorë, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017, punësimi pësoi një rritje prej 1,4 %.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme