Shqipëria sot lëshoi në përdorim në anën e saj të kufirit tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit

Gazetare: Fatlume Dervishi

Tirana qorton Shkupin që nuk vazhdon pjesën e tij të projekteve infrastrukturore, ndërsa Shkupi qorton Tiranën për të njëjtën arsye. Qeveria Rama sot lëshoi në përdorim në anën e saj të kufirit tunelin e Murrizit, pjesë e Rrugës së Arbrit, duke mbyllur kështu ndërtimin e lidhjes Tiranë-Dibër. Maqedonia ka marrë gjithashtu përsipër vite më parë të bëjë pjesën e saj për lidhjen me autostradë të aksit Dibër-Gostivar-Shkup. Deri tani, nuk e ka bërë këtë.

I pyetur për këtë rrugë, kryeministri Mickoski thotë se Tirana gjithashtu nuk ka realizuar pjesën e saj të detyrës sa i takon lidhjes hekurudhore në kuadër të Korridorit 8. Lidhja rrugore me Shqipërinë sa i takon këtij Korridori, sipas kryeministrit, është duke ecur mirë.

“Ne apelojmë që sa më shpejt Tirana ta përfundojë projektimin me të cilin Durrësi do të lidhet me kufirin dhe ta përfundojmë Korridorin 8 në pjesën e hekurudhës. Kurse Korridori 8 dhe lidhja me autostradë me Shqipërinë përmes vendkalimit të Qafëthanës përparon mirë, do të them shkëlqyeshëm. Më shumë se 60 km front do të hapet deri në fund të këtij muaji. Kemi problem në pjesën Trebenishtë-Qafëthanë sepse një pjesë e trasesë është në hapësirë të mbrojtur nga UNESCO por kërkojmë zgjidhje. Ne të tonën do ta bëjmë. Por nuk shoh se atje projektohet hekurudha që duhet ta lidhë Durrësin me kufirin sepse nënshkruam marrëveshje”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kryeministri ankohet se vendet tjera, nuk e bëjnë punën e tyre.

“Vetëm ne punojmë. Unë nuk shoh se aktorët tjerë punojnë. Vetëm ne punojmë dhe plotësojmë detyrimet tona”, shtoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Rruga e Arbrit që kalon përmes Dibrës parashikon 12 kilometra autostradë me dy kahje. Ajo duhet të kalojë krah Liqenit të Mavrovës dhe të lidhë Dibrën me rrugën Gostivar-Kërçovë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme