Shqipëria, toka e (sh)premtuar e investitorëve të huaj

Sakte.net / e Enjte 22 Shtator 2016 / 09:30

Nga Reldar DEDAJ

Fadil Mitri, investitori i huaj libanezo-amerikan, i shtrirë në mes të rrugës së aeroportit, i dhunuar, i kërcënuar dhe thuajse pa ndjenja, është simboli më i dukshëm, i kaosit që ka krijuar shteti për zhvillimin e biznesit në vend.

Biznesmeni që kishte ardhur në Shqipëri për të investuar miliona dollarë, një resort turistik, me pesë yje, por që prej vitesh më tepër dëgjohej legjenda e së bukurës, se fakti i saj është larguar përfundimisht nga Shqipëria, duke marrë me vete edhe ëndërrën e bukur të një hoteli madhështor në Adriatik, si dhe 1 200 vendet e punës.

Sepse, në vend që shteti të jetë rregullatori, garantuesi dhe dalëzotësi kryesor për investitorë të huaj kaq potencial, çuditërisht, ai është ngërçi, kaosi real i kësaj klime të nderur pezull mbi kokën e biznesit në vend.

Gjykata shqiptare në prill të 2016 i ka dhënë me vendim të formës së prerë 45 mijë metra katrorë tokë në Gjirin e Lalëzit, një banori të zonës. Vetëm katër muaj më pas, me vendim qeverie, toka i kalon kompanisë Omnix Albania për të ndërtuar një resort turistik.

Ky nuk është rasti i parë, një tjetër ngjarje, është kryengritja e banorëve të Kakomesë në Komunën e Lukovës, të cilët penguan investimin që kompania e njohur franceze ‘Club-MED’ planifikoi për ndërtimin e një resorti turistik luksoz. Edhe atëherë, në vitet 2000, qeveria i pati dhënë banorëve të zonës në pronësi tokat, por përsëri, me një të rënë të lapsit, tre vjet më vonë, qeveria ia dha tokën e Kakomesë, kompanisë franceze ‘Club-Med’ për të investuar.

Në pamje të parë, duket një ngjarje e thjeshtë kronike e denjë për lajm të parë në edicione informative, por përtej kësaj, kjo është një katastrofë e vërtetë, krijuar nga keqmenaxhimi i shtetit shqiptar.
Biznesi i huaj, mirë që vjen në Shqipëri të investojë në një vend kaotik pa rregulla, pa krah pune, pa sistem të mirëfilltë gjyqësor të besueshëm, ka për borxh të mbajë mbi supe edhe paaftësinë totale dhe një keqorganizim të plotë të shtetit shqiptar.

Vendi ynë, në kohën kur jep një hapësirë të konsiderushme një investitori të huaj, pikësëpari, ai duhet të zgjidhë çdolloj konflikti rreth saj. Në kohën kur një tokë është dhënë me vendim gjykate një personi apo një kompanie, ai as nuk mund ta mendojë që po mbi atë hapësirë të vendosë një pronar tjetër. Pa zgjidh konfliktin.

Se kështu i bie, që burimi parësor i dhunës në vend, si dhe shkaktari kryesor i saj, nuk është askush tjetër përveçse vetë shtetit shqiptar. Së pari, ai duhet të zgjidhë çdo lloj pikëpyetje rreth një prone, së dyti, të dalë pastaj nëpër media të njohura në botë për të kërkuar investitorë të huaj.

Nëse radhën tjetër, nuk duam, t’i dërgojmë me lule mbi kokë në vendin nga na vinë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme