Shqipëria është goditur nga një sërë tërmetesh gjatë natës së shkuar.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave janë regjistruar të paktën 14 tërmete me intensitet të ulët.
Tërmeti i fundit është regjistruar rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të sotëm në Zhulat të Gjirokastrës me një magnitudë prej 2.6 ballë dhe thellësi 5 km, përcjell Rtv21.
Raportohet se zona që ka regjistruar tërmete të shumta është fshati Vermik në Vlorë, në të cilin kanë ndodhur 8 tërmete të vegjël, ndërsa tri tërmete janë regjistruar në fshatin Bolenë në Dhërmi.
Ndërkohë, një tërmet është regjistruar në afërsi të kufirit me Greqinë.