Dosja hetimore e Prokurorisë Italiane ka nxjerrë në pah një skemë mashtrimi me diploma false në Shqipëri.
Në dosje ndër të tjera thuhet se për të marrë akreditimin e universitetit Wisdom në Tiranë, italianët shpërblyen shefen e Bordit të Akreditimit i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë me njw çantë ‘Louis Vuitton’ .
Në dosje emri i saj është shkruar si Aquila Telhaj, por rezulton qw ajo të jetë Shqiponja Telhaj, ish-drejtuese e këtij institucioni.
Kjo e fundit ka bërë një reagim në rrjetet sociale, duke hedhur poshtë pretendimet në dosjen hetimore.
Ajo i quan ato shpifje, ndërsa thotë se nuk ka marrë asnjë dhuratë nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare.
“Shqiponja (Aquila) Telhaj nuk ka pire kurrë as edhe nje kafe e nuk ka pranuar kurrë asnjë dhurate nga asnjë përfaqësues i universiteteve te huaj apo shqiptare. Pres qe autoritetet zyrtare dhe mediat qe kane përmendur emrin tim pa asnjë fakt ne lidhje me dosjen e universitetit Ëisdom (përfaqësuesit e te cilit nuk ia kam njohur ndonjëherë) te kërkojnë falje për shpifjet”, thuhet në reagimin e saj.
LEXO EDHE: