“Shqiptarët do i japin përgjigje me 11 maj kësaj sfide”- Apeli i GJKKO-së caktoi detyrim paraqitje për kreun e PD-së, Agron Gjekmarkaj: Fitimi i betejave për Sali Berishën, çështje kohe!

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.


“Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide”, u shpreh Gjekmarkaj, referuar vendimit të togave të zeza për kryedemokratin.

Ai shprehet se fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohë.

“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!,shkruan Agron Gjekmarkaj.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme