Shqiptarët dorëzojnë armët

Nisma e Ministrisë së Brendshme për mbledhjen e armëve ilegale në duart e shqiptarëve u pa me skepticizëm gjatë lançimit të saj, por mesa duket qytetarët po i përgjigjen pozitivisht ftesës për dorëzimin e tyre.

Vetëm gjatë periudhës nëntor-dhjetor të vitit që lamë pas, në komisariatet e policisë kanë telefonuar ose janë paraqitur vullnetarisht 23 persona, të cilët kanë dorëzuar armë të llojeve të ndryshme. Dy dorëzime janë regjistruar në kryeqytet, ndërkohë që armë janë mbledhur edhe në Shkodër, Berat, Fier, Gjirokastër dhe Vlorë. Por, për të njëjtën periudhë, ka patur edhe nga ata që nga frika se do të ndiqeshin penalisht, kanë zgjedhur një tjetër mënyrë për të hequr dorë nga armët. Në 13 raste të tjera uniformat blu kanë gjetur armë zjarri në kazanet e plehrave, armë që besohet se janë lënë nga qytetarë të painformuar mirë mbi proceduarat e dorëzimit.

Sipas projektligjit të qeverisë, i përfshirë në amnistinë e fundvitit, përjashohen nga ndjekja penale dhe ata persona që dorëzojnë vullnetarisht një armë deri në datën 30 Prill 2017. Lloji më i shpeshtë i armëve që mbajnë shqiptarët është automatiku dhe pistoleta, por nuk mungojnë as pushkët e gjahut, të cilat një pjesë janë pa leje.

Edhe në vitin 1997 në vend u miratua një ligj që amnistonte personat që dorëzonin vetë armët. Në atë kohë, u mblodhën mijëra armë luftarake, por shumë më pak sesa dolën nga depot e ushtrisë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme