Shqiptarët e Maqedonisë nuk kanë sportistë, por vetëm vasalë të dalluar!?

Para disa ditëve Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, bashkë me Ministrin e Sportit, e hapën thesin dhe ndanë dhjetëra mirënjohje për sportistet e dalluar, e në mesin e të cilëve nuk u gjetë asnjë shqiptarë?!
Shqiptarëve të këtushëm tani u mbetet ta presin ditën kur Kryeminsitri i Maqedonisë do u ndajë dekorata vasalëve shqiptarë që më së miri u kanë shërbyer sunduesve maqedonas, e ku këta të VLEN-it nuk do ketë kush t’i konkurojë.
Dhe kur jemi te vasalët shqiptarë vlen të thuhet se kanë të drejtë VLENistët kur thonë se për një vitë ata kanë bërë më shumë seç ka bërë BDI-ja për njëzet vite. Por vetëm nëse e kanë fjalën për deshqiptarizimin e Maqedonisë!
Ndërkohë Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, e paska pritur sot futbollistin shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Nedim Bajrami. Me çka të gjithëve u kishin treguar se vasalët maten në kandarin e sundusit e vlerat tona të vërteta në peshoren e shqiptarisë! /sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme