Shqiptarët kontrollojnë tregun e drogës në Britani

Grupet e dhunshme kriminale shqiptare po ushtrojnë “kontroll të konsiderueshëm” mbi tregun e trafikimit të drogës në Mbretërinë e Bashkuar.

Kështu thuhet në një raport të Agjencisë Kombëtare të Krimit të këtij vendi.

NCA thekson se ishte gjithnjë e shqetësuar nga ajo që quhej “ndikim i profilit të lartë të shqiptarëve në krimin e organizuar në Mbretërinë e Bashkuar”.

Vërejtjet janë bërë në vlerësimin vjetor të agjencisë për natyrën dhe shkallën e krimit të rëndë dhe të organizuar në Mbretërinë e Bashkuar.

Raportigjithashtu paralajmëroi për kërcënimin e krimit kibernetikë nga vendet ruse.

NCA tha se caqet e fitimit në tregtinë e drogës mbetën “substanciale” përkundër përpjekjeve ndërkombëtare.

Mes atyre që shfaqën si një “kërcënim i rëndësishëm” ishin bandat shqiptare – të cilat agjencia tha se kishin ndikim të veçantë në tregun e kokainës.

Zyrtarët thanë se bandat u karakterizuan nga gatishmëria e tyre për të përdorur dhunë serioze,n transmeton Klan Kosova.

Londra është “qendër kryesore” e tyre, thotë mes tjerash raporti, por ato janë themeluar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i NCA-së, gjenerali Mattheë Horne tha: “Është një grup shumë i vogël, por i madh në ndikim”.

“Ne kemi parë  shfaqje të dhunës, veçanërisht rreth zbatimit të tregtisë së drogës, në këtë grup”.

Raporti gjithashtu tha se grupet kriminale serbe dhe turke “dominojnë logjistikën detare të kokainës”, ndërsa grupet turke dhe pakistaneze “vazhdojnë të mbizotërojnë trafikimin e heroinës në Britani të Madhe”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme