Fahri XHARRA
Nuk e di as vetë se si më erdhi në mendje të bëj një krahasim të infektimit mendor të shoqërisë sonë shqiptare me një infektim trupor që vjen nga një bakter i quajtur Enterococcus faecalis. E gjeta ngjashmërinë në shumë aspekte.
Të shkojmë radhazi. Enterococcus faecalis është një bakter gram-pozitive, e palëvizshme dhe e rrumbullakët. Kërkoj falje nga mjekët që po iu ndërhyj në shkencën e tyre, por kjo m`u duk mënyra më e mirë për të shpjeguar dhe të goditur një infektim shoqëror, nga një bakter i njohur.
Enterococcus faecalis, shkurt” koki” të gjendet i vetëm apo në çift që më së shpeshti haset në zorrën e trashë të njeriut. “Koki “mund të krijojë infektime të cilat mund të jenë kërcënuese edhe për jetën.
Si mund ta përshkruash qëndrimin mohues, nihilist të disa individëve nga disa rangje të shoqërisë shqiptare përpos se një infektim nga një “Koki”.
Është për t’u habitur një frymë e tmerrshme që i ka pushtuar shqiptarët myslimanë, për t’u bërë njolla e zezë e kombit. Nga iu vijnë idetë për të njollosur çdo gjë të vlershme të kombit? Sigurisht që” Koki” iu është futur në trup dhe si bakter i tillë që është, sjell infektime të mëdha në të tërë kombin… Mjerim
“Enterococcus faecalis është një bakter me aftësi të madhe qëndrueshmërie. Prapë, krahasimi i mrekullueshëm me “kokit” tanë. Të fshehur në njëqind mënyra, të tjerët të treguar si luajal të çdo regjimi, të tjerët të rezistueshëm nëpër burgje me vjeta, të tjerë duke i shfrytëzuar të mirat dhe më të mirat e shoqërisë me grada universitare dhe akademike, sot e gjetën trupin tonë falë një klase të paaftë politike për ballafaqim me rreziqet e fshehura, e gjetën shoqërinë tonë pa imunitet ndaj sëmundjeve, pa qëndrueshmëri ndaj baktereve dhe “kokit” e filluan kolonizimin e tyre me të pavërteta, me mohime, me shtrembërime, me nihilime.
O ju të vdekur, agjenturat turke po ngulfatin shqiptarët e Maqedonisë- shkruan Reshit LALA në “ Maqedoniashqiptare.com”. O ju shqiptarë që çdo ditë e më shumë vdisni, çdo ditë e më shumë, a nuk e shihni që murtaja osmanike ju është futur në mes?
Të gjithë po i shohim fanatizmat të nxitura nga jashtë, të cilët në çdo moment e presin “ kohën e tyre”, të gjithë jemi të vetëdijshëm se një cunami është duke u përgatitur.
“Neoosmanët i ngritën shqiptarët kundër vetes së tyre! Ata nuk duan gjuhën shqipe në Maqedoni. Por cilën gjuhë doni ju tradhtarë të kombit? Doni gjuhën turke, që të mbeten pa kombësi fëmijët tuaj?” – pyet Reshit Lala.
“Kjo është tradhtia e radhës e një pjese të shqiptarëve të Maqedonisë. Shkoni, tradhtarët e kombit shqiptar, në ambasadën turke në Maqedoni të merrni ryshfetin për shërbimin që i bëni politikës së re turke! Zhdukja e gjuhës është zhdukja e kombit. Këtë ka bërë Turqia për 500 vjet tek shqiptarët. Ajo e kishte ndaluar edhe me ligj shkrimin e gjuhës shqipe, por sot unë ju them turqve: “nuk ka nevojë ta ndaloni me ligj, se e ndalojnë vetë agjentët tuaj brenda shqiptarëve.
Myslimanë të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë! Ngrihuni në këmbë dhe dënoni tradhtinë kombëtare të një pjese të shqiptarëve të Maqedonisë, që në rrugë agjenturore i shërbejnë Turqisë, që i ka shkaktuar tragjedinë më të madhe shqiptarëve. Shihini turqit se si e shfrytëzojnë fenë islame kundër shqiptarëve. Myslimanë shqiptarë kudo që jeni, kthejani shpinën edhe Turqisë, edhe islamizmit, që me aktin e sotëm i ka vënë shqiptarët kundër njëri- tjetrit. Ajo ka vënë një pjesë të shqiptarëve kundër çështjes kombëtare shqiptare. Ju kam thënë se dëshmi më të qartë se kjo nuk ka.” -e përfundon me lutje dhe pezëm shkrimin e tij Reshat Lala.
Kush janë këta dhe kë përfaqësojnë me gjithë këtë egërsi dhe pse? Pse për qëllimet e tyre infektuese e mohojnë “që shqiptarët, duke u shkëputur prej Evropës, u vonuan apo humbën krejt në zhvillimin e tyre material, ekonomik, kulturor, qytetërues”? Pse e mohojnë që ajo kohë “na e humbi identitetin shpirtëror dhe kulturor”? E, tani, mundohen të na bindin neve dhe botën se gjoja paskam identitete të copëtuara dhe të izoluara shqiptare.
Çfarë bashkërastësie me gjendjen e shoqërisë sonë mbarëkombëtare? Studiuesit e gjenetikës kanë ardhur në përfundim se bakteri i lartpërmendur është aq i qëndrueshëm ndaj shumicës së antibiotikëve, falë fluiditetit të përbërësve gjenetikë të tij, dhe në këtë mënyrë e kanë një aftësi të madhe të ndërrimit të ADN-së që iu shërben për rritjen e aftësisë së tyre infektuese dhe qëndrueshmërinë ndaj antibiotikëve?
Pra, “koki” është sjellë kastile që nga viset e largëta të Lindjes me të sëmurë, të shoqëruar me përcjellje po nga ata që e kanë derdhur sëmundjen. Kjo është pjesë e një loje të rrezikshme që bëhet me qëllime të caktuara nga zyrat ku merren me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve.
“ Nootomanët, arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të jetë i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të ketë mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme. “Kokit” janë pjellë e strategjisë turko-sllave për zhbërjen e kombit që flet gjuhën e perëndive.
O burrani , e patën shqiptarët e Maqedonisë!