Nga Kim Mehmeti
BDI-ja dështoi politikisht sepse drejtuesi i saj nuk merrej me hallet e shqiptarëve të Maqedonisë, por me çështjet globale dhe me mbylljen e suksesshme të ‘Botës Serbe’. Pra ai angazhohej për atë që nuk e kishim votuar përkrahësit e tij: si ta forconte Maqedoninë dhe si ta pëlqenin diplomatët e huaj në Shkup, por ndërkohë duke i defaktorizuar shqiptarët e këtushëm.
VLEN-i që sot bënë pjesë në qeverinë e Republikës së Maqedonisë Veriore, është tërësisht i pavlerë për shqiptarët e këtushëm dhe atë nuk mund ta shpëtojë as e tërë Lëvizja Vetëvendosje e jo më vetëm kryetari i saj – i cili, kalimthi thënë, do mbetet shpresa e rinisë kosovare dhe Kryeministri më i ndershëm e më i mençur që ndonjëherë ka pasur Kosova – sepse nuk dinë të mendojë shqip, gjë që e pengon të vërejë se vendin e drejton një VMRO-DPMNE maqedonase e cila vuan nga mendësia politikë serbe dhe si e tillë Maqedoninë e bënë ‘Serbosllavi’ të vogël.
Pra ‘Vlenistët’, duke u marr vetëm me ndarjen e posteve dhe të tenderëve, nuk shohin se janë ‘vasal’ të pushtetarëve maqedonas, të cilët jo vetëm që janë analfabet politikë, por edhe të verbëruar nga dashuria nda Vuçiqit, e që e bënë edhe më absurde përkrahjen e tyre nga Prishtina zyrtare.
Por ku ta dish, mbase edhe nuk ka si të veprojnë ndryshe drejtuesit e partive të shqiptarëve të Maqedonisë në rrethana kur mëmëdheu i tyre – Shqipëria, ka Kryeministër kryesuesin e ‘aleancës së qelbësirave’, kur në Shqipëri ende është e paqartë nëse PIktori i drejton bandat kriminele, apo ato e drejtojnë atë.
Por ku siç duket nuk është e largët dita kur shqiptarët e atjeshëm do i falënderojnë hajdutët e ‘Rilindjes’ pse kanë qenë të ‘kujdesshëm’ ndaj popullit e atdheut dhe ata nuk kanë vjedhur aq sa kanë pasur mundësi dhe aq sa u është lejuar. (Kim Mehmeti)/sakte.net