Policia e Kumanovës ka nisur një aksion ndaj shqiptarëve të qytetit të Kumanovës , duke i ftuar në biseda informative, mëson jo zyrtarisht portali Almakos nga burimet brenda SPB-së në Kumanovë.
Arsyeja e thirrjes në biseda informative është festa e Flamurit 28 nëntori si dhe Dita e festimit të fitores së kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.
“ Ne kemi dal për të festuar festën e 28 nëntorit, nuk i kemi bërë askujt dëm. Po ashtu jemi gëzuar edhe ndaj fitores së kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë. Si çdo qytetar me të drejta demokratike edhe ne e kemi shfrytëzuar të drejtën tonë të gëzimit dhe festimit. Por, jemi ndaluar nga policia pa arsye, pa prishur rendin publik, si dhe jemi ftuar në biseda informative”, thotë një qytetar i irrituar.
Përndryshe, shqiptarët e ftuar nga SPB Kumanovë janë të moshave të ndryshme, në mesin e tyre ka edhe adoleshentë si dhe të moshës 15-12 vjeçare.
Nuk është hera e parë që shqiptarët e qytetit të Kumanovës të trajtohen nga policia e këtij qyteti në këtë mënyrë. Edhe në të kaluarën, ka pasur raste kur padrejtësisht janë dënuar si dhe janë ftuar në biseda informative./Almakos/