Shqiptarët po ikin, INSTAT: Këto janë qytetet me numrin më të lartë

INSTAT ka publikuar raportin “Diaspora e Shqipërisë në shifra”. Qëllimi i raportit është vlerësimi i numrit të Diasporës shqiptare dhe karakteristikat bazë demografike dhe sociale

Sipas raportit të dhënave, qytetet si Elbasani, Lezha dhe Berati janë qarqet më problematike për largimin e shqiptarëve në emigracion. Duke marrë parasysh shifrat e fundit të INSTAT, fluksi i largimit nga këto tri qarqe ka qenë shqetësues gjatë vitit 2018 duke shënuar 110 të larguar për çdo 10 mijë banorë. Instituti I statistikave thekson se emigrimi I jashtëm ka ndikuar në popullsinë e shumicës së qarqeve në vend.

Po ashtu, duhet theksuar se çdoherë e më shumë emëmigracioni mbetet një fenomen shqetësues për Shqipërinë vitet e fundit, por të dhënat e përditësuara të INSTAT, tregojnë se qarqet e Lezhës, Elbasanit dhe Beratit janë më problematiket mesa duket edhe për shkak të papunësisë dhe problemeve ekonomike.

Referuar raportit të INSTAT më 2018 emigracioni neto për Lezhën ishte minus 135 persona për 10 mijë banorë, ndërsa ky tregues për Elbasanin ishte minus 110 persona për 10 mijë banorë dhe për Beratin minus 105 persona.

Sipas INSTAT gjatë vitit 2018, për pjesën më të madhe të qarqeve të vendit, migrimi i jashtëm ka ndikim në numrin dhe strukturën e popullsisë se sa lëvizjet e brendshme.

Në qarkun e Dibrës, Gjirokastrës dhe Kukësit, gjatë vitit 2018, si migrimi i jashtëm ashtu edhe lëvizjet e brendshme ndikuan në zvogëlimin e numrit të popullsi së tyre.

INSTAT thekson se gjatë vitit 2018, popullsia e qarkut të Tiranës është zvogëluar si rezultat i migrimit të jashtëm me rreth 5 banorë për çdo 10 mijë banorë, por në të njëjtën kohë kjo popullsi treguesin e rritjes si rezultat i lëvizjeve të brendshme me rreth 81 banorë për çdo 10 mijë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme