Shqiptarët, të padëshiruar në njësitin elitar të policisë “Tigrat”

Njësiti elitar i policisë “Tigrat” i mbyllur hermetikisht për shqiptarët. 17 vjet pas përfundimit të konfliktit të armatosur këmba e policit shqiptar nuk ka shkelur asnjëherë në këtë njësit. Mungesa e pjesëtarëve shqiptarë nuk e shqetëson ministrin e brendshëm Oliver Spasovskin. Për këtë të fundit madje, më me rëndësi është kualiteti se sa përfaqësimi i bashkësive.

“Me rëndësi është kualiteti, nuk është me rëndësi kush cilit komunitet etnik i përket në Maqedoni”, tha Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Numri dy i policisë pranoi se mungesa e shqiptarëve në njësitë elitare ka qenë për shkak të përkatësisë etnike. Por Nuhiu premtoi se nga viti i ardhshëm do të pranojnë shqiptarë në njësitin elitar “Tigrat”.

“Unë nuk mund të futem tek shkaqet por me siguri që ka pasur shkaqe të natyrave të ndryshme duke mos përjashtuar edhe paragjykimet mbi baza etnike. Unë premtoj që në përvjetorin e ardhshëm sigurisht që do të kemi të inkuadruar edhe shqiptar”, u shpreh Agim Nuhiu.

Pos në njësinë policore “Tigrat”, shqiptarët janë të padëshiruar edhe në njësitë elitare ushtarake. Tek njësiti special “Ujqit” shqiptarët nuk janë aspak të përfaqësuar ndërsa, tek njësiti “Renxherët” janë të përfaqësuar vetëm 0.3 %. Edhe në njësitin “Skorpionët”, shqiptarët nuk janë fare të përfaqësuar ose janë në numër shumë të vogël.

Shqiptarët, të padëshiruar në njësitin elitar të policisë “Tigrat”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme