Shqiptari 80 vjeçar u gjet i vdekur në hotel me një femër

Një burrë i moshuar në Fier, është gjetur i pajetë në dhomën e një hoteli në Fier.

R.S., 80 vjeç banues në fshatin Dermenas, u gjet i pajetë në dhomën e një hoteli në lagjen “Apolonia” këtë të diel.

Nga hetimet paraprake rezulton se në trupin e së ndjerit nuk kishte shenja dhune, çka shton dyshimet që vdekja të ketë ardhur për shkaqe natyrale, si pasojë e një infarkti në zemër.

Noa.al mëson se 80-vjeçari ishte i shoqëruar në hotel me 46-vjeçaren M.Sh., e cila mendohet se ishte e dashura e tij, pasi viktima kishte humbur të shoqen prej disa vitesh dhe ishte i ve.

Por duket se lodhja dhe vapa i ka shkaktuar probleme të moshuarit, duke i marrë edhe jetën. Për ndjekje të mëtejshme lidhur me vdekjen e tij, materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit për vlerësim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme