Djali vret babain dhe e hedh në liqen
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkozë të Tiranës.
28-vjeçari Selman Aliaj ka vrarë të atin F. Aliaj, 74 vjeç, e më pas e ka hedhur trupin në Liqenin e Farkës.
Djali dyshohet se e ka vrarë babain e tij duke e goditur me çekiç në kokë, në oborrin e banesës. Nuk dihen ende shkaqet e këtij krimi.
Polumbarët e kanë gjetur sot në mëngjes trupin e viktimës.