Shqiptari fsheh kokainën në makinë, kapet nga autoritetet italiane me drogën nën sedilje

Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë në lagjen Navile, në qytetin e Bolonjës, gjatë një operacioni antidrogë që përfundoi me sekuestrimin e rreth 1 kilogrami kokainë.


Ngjarja ndodhi në rrugën Marcantonio Franceschini, ku patrulla e karabinierëve ndaloi një mjet tip Audi A4 Avant, që po drejtohej nga një person me sjellje të dyshimtë. Sipas burimeve zyrtare, gjatë ndalimit, 34-vjeçari shqiptar, banues në rajonin e Foggias, u tregua nervoz dhe tha se ishte me nxitim, gjë që ngjalli dyshime te efektivët.

Pas një kontrolli të detajuar të automjetit, nën sediljen e përparme të pasagjerit, u gjet një paketë e mbështjellë me lëndë narkotike, që më pas analizat konfirmuan si kokainë. Sasia prej rreth 1 kilogrami e kapur në mjet dyshohet se ishte e destinuar për shpërndarje në tregun lokal të drogës.

I dyshuari u arrestua menjëherë dhe akuzohet për mbajtje dhe trafik të lëndëve narkotike me qëllim shitjeje. Me urdhër të Prokurorisë së Bolonjës, ai është transferuar në burg, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tij vijojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme