Një shqiptar është gatur i vdekur mëngjesin e ditës së sotme në një anije që është ankoruar në Portin e Ankonës.
Siç bëhet e ditur, anija ishte nisur nga porti i Durrësit, ndërsa në bordin e saj është zbuluar një 55-vjeçar i vdekur.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të vdekjes, por dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Në orët në vazhdim pritet autopsia e viktimës.