Shqiptari i Shqipërisë soset në burgun e Shkupit

Një shtetas shqiptar ka ndërruar jetë në burgun e njohur të Idrizovës në Shkup, që, sipas Shqiptarja.com që e raporton si rast, jetëhumbja e tij ka ardhur ngase ka qenë i sëmurë me kancer, por për më tepër, nuk është lënë të mjekohet.

Fatkeqi është Azbi Kaba nga Peshkopia, qytet fqinj me Maqedoninë.

“Në vizitën e parë dhe të fundit që kishte bërë në spital, mjekët i kishin dhënë Kabës vetëm dy muaj jetë, e megjithatë autoritetet e lanë atë të vdiste në qeli, ku e të vetmen ndihmë e merrte nga shokët e tij në burg”, citon media në fjalë t’i kenë raportuar burime të saj.

Sipas tyre, edhe pse 47-vjeçari ishte diagnostikuar prej 5 muajsh me kancer, ai nuk ishte shtruar në spital dhe nuk ishte dhënë asnjë mjekim e asnjë ndihmë. Ai ka dhënë frymën e fundit pak pas mesnate.

Ndërkohë jepet një shpjegim zyrtar për rastin, pikërisht nga  zv.drejtori i burgut, Femi Jonuzi.

“Jemi munduar, e kemi njoftuar gjykatën që t’i ndërpritej dënimi dhe gjykata solli vendimin, por u ankua prokurori dhe ende nuk kemi përgjigje.

Është dërguar në spital, me udhëzim të mjekut të burgut dhe çdo ditë i është dhënë ndihma e shpejtë për t’i bërë trajtim.

Edhe dje ka qenë në spital dhe pasi e kanë sjellë në burg, rreth mesnatës ka ndërruar jetë.

E kemi dërguar në spital me dhjetëra herë për mjekim. Ishte dënuar me 7 vite.

Ne i bëmë përpjekjet që ai të lirohej dhe gjykata e dha vendimin për ndërprerjen e dënimit, por pas ankesës së prokurorisë, nuk na erdhi më përgjigje dhe nuk u lirua”, tha ai. /tesheshi.com/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme