Shqiptari i vrarë në Pisa dyshohet se u ekzekutua për hakmarrje, vite më parë vrau në Shqipëri

Një shqiptar 36-vjeçar është viktima e një konflikti me armë mes shqiptarësh në qytezën Sasso Pisano në komunën e Castelnuovo di Val di Cecina, në provincën e Pisa, Itali.

Përplasja ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se ka për motiv hakmarrjen.

Viktima 8 vite më parë ka qenë autor i një vrasjeje në Shqipëri ku ka kryer dhe disa vite burg. Më pas është zhvendosur në Toskana të Italisë. Policia italiane ka ngritur postoblloqe e patrulla kontrolli në rë gjithë rajonin e është në kërkim të autorëve.

Sipas dëshmive të para autorët janë larguar ne bordin e një automjeti me ngjyrë të errët.

Ndërkohë viktima është goditur teksa ndodhej në një makinë që drejtohej nga një person tjetër. Ky i fundit ka dalë nga makina dhe ka kërkuar ndihmë. Megjithëse i është afruar ndihma 36 vjeçari ka vdekur në vend.

Dy persona janë në kërkim./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme