Një shqiptar në Itali denoncon zhdukjen e bashkëshortes së tij dhe më pas vret veten. Shtetasi Daniel Paskali, 50 vjeç u gjet i pajetë në banesë e tij në Cornuda të Italisë.
Policia po tenton të zbulojë rrethanat e ngjarjes. Sipas mediave fqinje, 50-vjeçari kishte thënë në polici se e fejuara e tij ukrainase, Sofiya Melnyk, 43 vjeçe ishte zhdukur. Makina e gruas u gjete një ditë më parë pranë zonës ku ata jetonin.
Vendi ku u gjet makina e 43-vjeçares
Denoncimi për zhdukjen e ukrainases është bërë me datë 17 nëntor 2017, kur partneri i saj u paraqit në polici për të thënë se prej ditësh nuk kishte asnjë lajm prej saj.
Policia prej dy ditësh është vënë në kërkim të pyjeve të Montellos, duke përdorur edhe një helikopter. Për momentin nuk përfshihet pista e vrasjes së saj.