Agron Halim është përfaqësues i partisë së Zoran Zaev në komunën e Haraçinës, respektivisht kreu i degës lokale të LSDM-së.
Agron Halimi, sqaron në një intervistë për tesheshi.com, rrethanat dhe kontekstet politike që e kanë çuar të jetë zëri i Zoran Zaevit për bashkëfshatarët e tij.
“Unë jam kryetar i një partie e cila ka koncept qytetar. Kjo është parti e cila përfshin gjitha nacionalitetet, ku mes të tjerash vlen të potencohet se ka dhe nënkryetar shqiptar, Muhamed Zekirin. Më e lehta është të kërkosh vota për një parti e cila potencova ka koncept për gjithë qytetarët që jetojnë në të. Barabarësi, drejtësi pa dallim kombi dhe feje”, ka thënë Halimi, i cili ka ringjallur parullat e kohës së socializmit, “vëllazërim – bashkim”./Sakte.net