Shqiptarja nga Kosova helmon burrin dhe i lidh një kabllo në fyt që ta vrasë, e shpëtojnë vajzat

Një çift me shtetësi kosovare nga e mërkura po përgjigjet para Gjykatës së Qarkut në Cyrih. Ata ngarkohen për mashtrim të zyrës së ndihmave sociale, përpjekje për helmim, mashtrim të bashkangjitur dhe përdhunim, shkruan nau.ch.

Gruaja 53 dhe burri 48 vjeçar kanë tre fëmijë. Martesa e çiftit kosovar nga Cyrihu ka qenë në krizë për një kohë të gjatë. Burri ka një të dashur shumë më të re në Kosovë.

Ai i thotë gruas së tij se do të marrë vizë në mënyrë që e dashura të mund të udhëtojë në Zvicër. Për këtë arsye tashmë është duke marrë me qira një apartament në Maur të Cyrihut.

Gruaja nuk rri duarkryq. 53 vjeçarja me profesion asistente infermiere, krijon një plan hakmarrjeje: Ajo dëshiron të helmojë burrin e saj të pabesë.

Në muajin prill të vitit 2018, kosovarja kishte ndërmarrë aksionin në këtë drejtim, në shtëpinë e saj familjare.. Ajo kishte përzier tabletat “Risperal” dhe “Temesta” në pijen e preferuar të burrit të saj, nga e cila ai pi dy gota.

Për pasojë, 48 vjeçari bie në një gjendje “gjumi të thellë”, siç thuhet në aktakuzë. Kur e shoqja vëren në mëngjes se burri i saj është ende gjallë, ajo provon të “çojë punën deri në fund”

Kështu, ndërsa burri i saj është shtrirë në bark duke fjetur në dyshek, ajo merr një kabllo elektrike të gjatë 165 centimetra dhe ia lidh atij rreth qafës. Pastaj tërheq fort dy skajet e kabllit me të dyja duart. Burri zgjohet dhe përpiqet të luftojë për mbijetesë.

Ndërkohë dy vajzat, të tronditura nga zhurmat, shkëpusin nënën e tyre nga ai dhe “e çojnë atë jashtë dhomës së gjumit pak para vdekjes së pritshme të babait të tyre”, thuhet në aktakuzë.

Kosovarja është mbajtur në paraburgim që nga përpjekja për helmim. Nga ana tjetër, burri i saj, një ndihmës infermieri me profesion, është akuzuar për përdhunim, transmeton albinfo.ch. Sipas tekstit të aktakuzës, ai e kishte detyruar bashkëshorten të bënte seks sadomasokist me të disa herë në muajt para përpjekjes për helmim.

Po kështu ai edhe e kishte rrahur shpesh atë.

Çifti akuzohet gjithashtu për mashtrim të zyrës së ndihmave sociale. Me informacion të rremë, ata kanë përfituar afër 34.000 franga ndihma sociale nga kjo zyrë.

Me aplikimin e parë të dy kishin deklaruar se kishin gjithsej rreth 300 franga në bankë, përcjell albinfo.ch. Si dëshmi kishin sjellë një llogari në Bankën Migros me një gjendje kredie prej 50 cent dhe një në Raiffeisenbank me një gjendje kredie prej 9,75 CHF.

Çifti gjithashtu nuk i ka treguar zyrës së mirëqenies sociale në Cyrih se burri ka disa prona në Kosovë me një vlerë totale prej gati 170,000 CHF.

Falimentim mashtrues

Gruaja akuzohet gjithashtu për falimentim mashtrues dhe mashtrim të depozitës. Në kohën kur burri i saj ishte në burg për delikte të tjera, ajo kishte deklaruar para zyrës së përmbarimit (të zbatimit të borxheve) se nuk kishte as pasuri ose të ardhura për të deklaruar, transmeton albinfo.ch. Borxhet ndaj shtetit kishin arritur në gati 30.000 franga.

Procesi gjyqësor kundër çiftit në Cyrih do të zgjasë dy ditë. Të dy të akuzuarit kanë nevojë për një përkthyes shqip gjatë procesit. Ata kanë një leje qëndrimi të përhershme (Vizë C) në Zvicër.

Për gruan, prokurori publik ka kërkuar dëbim 15-vjeçar nga Zvicra ndërsa për burrin, dhjetë vjet.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme