Një grua shqiptare e njohur si Fatmire Tafa, është burgosur në Britani të Madhe, pasi e njëjta përdori emrin e një grekeje duke marrë kështu një kartë identiteti të rreme për të përfituar si qytetare e BE’së. E gjithë kjo për të transplantuar një veshkë të re në NHS (National Health Service), përcjell gazetametro.net.
Fatmire Tafa udhëtoi nëpër Evropë në një rimorkio kamioni pasi u takua me një burrë në internet.
Ajo përdori emrin e Eleni Manolit dhe mori një kartë identiteti të rreme të grekes për të përfituar si qytetare e BE’së.
Dy vjet pas arritjes së saj në Britani të Madhe, ajo u diagnostikua me një sëmundje të rëndë të veshkave dhe në tetor 2016, transplantimi i veshkave kushtonte rreth 83,000 euro në Spitalin në Cardiff.
Megjithatë, pasi që gruaja shqiptare nuk u lejua të jetonte në Britani të Madhe, ajo nuk kishte të drejtën e operacionit, por me ndihmën e identifikimit të rremë ajo ishte në gjendje ta merrte atë falas.
Prokurori Steven Donoghue tha:
‘Znj. Tafa u tha autoriteteve se arsyeja që ajo bëri udhëtimin në Britani të Madhe ishte ajo që ishte njoftuar me Nadricim Bengasi në internet. Ajo formoi një marrëdhënie të fortë me personin në fjalë dhe vendosi të largohet nga Shqipëria për t’u takuar me të dhe të jetë në Britani të Madhe. Sapo ajo erdhi në Britani të Madhe ajo filloi të përdorë një kartë identiteti të rreme në emër të një grekeje e quajtur Eleni Manola dhe ajo përdori kartelën për regjistrim për shërbime mjekësore në ‘Clifton surgery’, u shpreh prokurori përcjell gazetametro.net.
Tafa përfundimisht i pranoi një infermiereje se çfarë kishte ndodhur në Mars 2017.’’
Donoghue tha tutje:
‘Një tjetër mjek erdhi dhe i foli asaj dhe ajo vazhdoi të thoshte se i dashuri i saj e shtyri atë ta bënte, por ai ishte larguar. Ajo tha se kur arriti ajo në Britani të Madhe mendoi se po vinte për arsye romance dhe besonte se i dashuri do të kishte dokumente ligjore për të.’
Gjithashtu u kuptua nëpërmjet Ambasadës Greke që Eleni Monola është një person i vërtetë.
Tafa që atëherë ka bërë një kërkesë zyrtare për azil në Britani të Madhe në Zyrën e Brendshme, e cila mbeti në pritje.
Andrew Davies, duke mbrojtur znj. shqiptare, tha: ‘Prokuroria tha se operacioni i saj ishte shpëtuar jetën. Shqipëria nuk ka shërbim shëndetësor falas. Ajo ishte duke u përballur me vdekjen dhe nëse ajo nuk kishte marrë vendimin për të operuar, kush e di se ku do të ishte tani’, tha avokati i saj.
Tafa siç raportojnë mediat britanike, qau në bankën e të akuzuarve pasi ajo u burgos për 14 muaj. Ajo u deklarua fajtore për mashtrim dhe posedim të një letërnjoftimi.
Një zëdhënës i Bordit Cardiff tha:
‘Çdo mashtrim kundër NHS-së privon shërbimin e fondeve të vlefshme dhe personat do të ndiqen penalisht sa herë që është e nevojshme.’/gazetametro.net