Gjatë ditës së djeshme Ministria e Punëve të Brendshme realizoi kontrollim të përforcuar aksional në gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga shpejtësia e lejuar. Në këtë aksion janë sanksionuar 531 shoferë, prej tyre njëzet e nëntë shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse dy shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 70 km në orë nga e lejuara. Po ashtu është konstatuar se 272 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 259 jashtë vendeve të banimit.
“Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. /Alsat.mk