Shqyrtimi fillestar i aktakuzës për ish-ministrin Buja caktohet më 7 Mars

Më 7 mars, do të jetë shqyrtimi fillestar lidhur me aktakuzën e ngritur nga gjykata themelore, departamenti i krimeve të rënda, për ish-ministrin e Arsimit, Ramë Buja, dhe sekretarin Xhavit Dakaj për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

 

KTV-ja, gjatë gjithë ditës, është munduar të kontaktojë me ish-ministrin Buja, por ai nuk e ka hapur telefonin e as nuk ka kthyer përgjigje.

E para kamerës nuk ka dashur të flasë as sekretari Dakaj, i cili aktualisht është i pezulluar nga puna në Ministri të Arsimit.

Ai shkurt ka thënë se meqë shkollat nuk ishin përfunduar, është arritur marrëveshje që të vazhdojë punën kompania, pasi e ka pasur për obligim t’i përcjellë objektet shkollore deri në përfundim.

Gjykata ka ngritur aktakuzë për mashtrim për Afrim Demirin, drejtorin e kompanisë ‘Alb Architect’, i cili me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme nga fondet publike, ka përpiluar kontrata të rreme për gjithsejtë 31 ekspertë të inxhinierisë vetëm që të marrë këtë tender nga MASHT-i.

Por këtë e mohon Demiri. Ai thotë se kontratat me inxhinierë nuk kanë qenë fare pjesë e konkursit.

Demiri thotë se Buja dhe Dakaj kanë dhënë nënshkrimin e tyre vetëm në një marrëveshje të arritur ndërmjet palëve pasi kontrata kishte skaduar dhe marrëveshja nënkuptonte vazhdimin deri në përfundimin të objekteve.

Ish-ministri i arsimit, Ramë Buja, pas përfundimit të mandatit, nuk është angazhuar në pozita të larta qeveritare.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme