Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, qytetarët sot në ditën e 95 të revoltës: Jepe dorëheqjen!

Protesta kundër qeverisë vijon sot në Tiranë, në ditën e 95-të të revoltës, pas një tensioneve dhe përshkallëzimeve të regjistruara mbrëmjen e djeshme te Kryeministria.

Pas 94 ditësh protestë, qytetarët kanë hyrë në një tjetër fazë të aksionit të tyre, duke e nisur muajin shtator me atë që e cilësojnë si mosbindje civile. Dita e djeshme shënoi një prej momenteve të forta të protestës, pasi qytetarët u zhvendosën nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke ndryshuar kështu skenarin e protestave të mëparshme.

Pankartat, flamujt kombëtarë dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo” shoqëruan marshimin, ndërsa protestuesit përsëritën kërkesën e tyre kryesore: dorëheqjen e Edi Ramës.

Thirrjet kundër qeverisë u shtuan teksa turma iu afrua godinës së Kryeministrisë. Por në vend që protesta të përfundonte me një tubim tradicional, qytetarët ndryshuan skenarin dhe u pozicionuan pranë hyrjeve të godinës. Protestuesit u zhvendosën në Kryeministri kur mësuan se Rama ndodhej në zyrë dhe vendosën të qëndrojnë aty, duke bllokuar hyrje-daljet.

 

 

Për rreth dy orë, situata para Kryeministrisë mbeti e tensionuar. Protestuesit refuzuan të largoheshin dhe u përballën me kordonin policor. Ndërkohë, policia shtoi forcat në terren. Në zonën e

Kryeministrisë u shfaqën efektivë të FNSH-së, ndërsa u vendos edhe një autobot uji.

Pas përplasjeve nisën edhe shoqërimet e protestuesve, ku raportohet se 14 prej tyre janë shoqëruar në disa komisariate të kryeqytetit.

The post Shtatori nisi me përshkallëzim të protestës! Dje “zunë në çark” Ramën për rreth dy orë në Kryeministri, qytetarët sot në ditën e 95 të revoltës: Jepe dorëheqjen! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme