Shtëpia e Bardhë bën përmes Instagramit bilancin e rusëve të dëbuar

Helmi me gaz nervor nervor të Sergei Skripal, një ish oficer i shërbimit sekret rus i kthyer në agjent të dyfishtë dhe vajzës së tij Julia në Salisburi të Mbretërisë së Bashkuar më 4 mars, ka shkaktuar reagime të forta ndaj Rusisë.

E para që reagoi ashpër ishte Britania e Madhe, e cila vetëm pak ditë pas ngjarjes hodhi akuza të forta ndaj Rusisë, duke e deklaruar se pas kësaj ngjarje të rëndë fshiheshin shërbimet sekrete të këtij shteti.

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May vendosi që të dëbonte nga shteti britanik 23 diplomatë rusë, ndërsa më pas edhe vende të tjera evropiane mbështetën nismën e saj.

Shteti që ka dëbuar më shumë diplomatë rusë është SHBA, e cila urdhëroi largimin e 60 diplomatëve nga ky vend, si edhe mbylljen e konsullatës Ruse në Siatwll.

Po ashtu, ditën e djeshme, ministrja jonë e Jashtme, vendosi që të dëbonte dy diplomatë rusë, Vladislav Filipovin, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashovin, sekretar i parë i Ambasadës.

Pas dëbimeve masive nga shtete të tjera, Shtëpia e Bardhë, përmes një fotoje në Instagram, ka bërë bilancin e rusëve të dëbuar nga partnerët e saj, ku përfshihet edhe Shqipëria.

“Presidenti Donald Trump urdhëroi dëbimin e dhjetëra punonjësve të inteligjencës ruse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbylljen e Konsullatës Ruse në Siatwll. Me këto masa, SHBA dhe aleatët tanë i kanë bërë të qartë Rusisë se veprimet e saj kanë pasoja”, lexohet në përshkrimin e fotos së postuar në Instagram.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme