Shtëpia e Bardhë njofton udhëtimin e parë të presidentit: Donald Trump vjen në Europë

Sekretari i shtypit të Shtëpisë së Bardhë ka njoftuar udhëtimin e  parë të Donald Trump si president duke bërë zyrtare se ai do të vijë në Europë pas 2 muajsh.

Sean Spicer deklaroi se presidenti do të udhëtojë në Bruksel, Belgjikë, më 25 maj për një takim me krerët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO-s).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithashtu njoftoi takimin mëngjesin e të martës.

Spicer tha se presidenti dëshiron të takohet me homologët e tij të NATO-s “për të riafirmuar përkushtimin e fuqishëm ndaj NATO, dhe për të diskutuar çështje kritike, sidomos, ndarjen e përgjegjësive brenda aleancës dhe rolin e NATO-s në luftën kundër terrorizmit.”

Stoltenberg, nga ana tjetër, do të vizitojë  Shtëpinë e Bardhë më 12 prill, thekson “New York Post”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme