Shtëpia më e shtrenjtë në Amerikë del në shitje për 250 milionë dollarë [video/foto]

Shtëpia më e shtrenjtë e listuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka dalë në tregun e Bel Air, Los Angelos për 250 milionë dollarë, transmeton koha.net.

Pronari Bruce Makowsky ka projektuar këtë pronë ekstravagante, duke u frymëzuar nga stili i jetesës së tij. Kjo pronë ka rrëzuar rekordin e mëparshëm, nga mega rezidenca në Manalapan të Floridës, që kushton 196 milionë dollarë.

Rezidenca tre mijë e pesëqind (3500) metra katrorë, ka orendi super luksoze, 12 dhoma gjumi, 21 banja, tri kuzhina, pistën për bowling, kinema, pishinë super të madhe me bar dhe një dhomë të mbushur me karamele me vlerë 220 mijë dollarë, transmeton koha.net.

Pronari Makowsky ka përfshirë një koleksion të veturave me vlerë mbi 30 milionë dollarë dhe 130 vepra arti, dhe një helikopter luksoz, ndërsa ka shtuar se ka shumë blerës të interesuar.

 

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme