Shtëpitë e kulturës në Kamjan e Zhelinë, askund

Gazetar: Bashkim Sulejmani

“Ka filluar të ndërtohet para rreth pesë vitesh, dhe e gjitha që është ndërtuar është kjo që shihni pas meje. Qeveria madje tre vitet e fundit, nuk ka lëshuar asnjë denar për përfundimin e projektit të shtëpisë së kulturës këtu në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës, por edhe asaj të fshatit Zhelinë të komunës së Zhelinës. Që fatkeqësia të jetë edhe më e madhe, këtu në Kamjan ka pasur probleme edhe me firmën e ndërtimit e cila sipas kreut të komunës ka vonuar punimet, e madje është hapur edhe proces gjyqësor”, raporton Bashkim Sulejmani, gazetar.

Nga komuna e Bogovinës ngrenë supet. Nëse nuk ka para nga Qeveria, nuk do të ketë as shtëpi kulture thotë i pari i kësaj Komune Besnik Emshiu.

“Me ardhjen time si kryetar komune këtë objekt e kam gjetur në këtë gjendje, pasi erdha unë Qeveria nuk ka paraparë mjete për ndërtimin e pallatit të kulturës, andaj edhe ky pallat ka mbetur në këtë fazë siç duket. Shpresoj për 2025 Qeveria do parasheh mjete për këto pallate dhe të aplikojmë për këto fonde. Firma që ka pas tenderin nuk e ka kryer punën si duhet, i shihni tullat rrinë aty bashkë me çimenton, ne sërish kemi bë padi ndaj firmës dhe shpresoj t’i kryej punët kjo firmë”, deklaroi Besnik Emshiu, Kryetar i komunës së Bogovinës.

Ndryshe nga komuna e Bogovinës, në komunën e Zhelinës, objekti është para përfundimit. Mbetet faza e fundit e pajisjeve, thotë kreu i komunës Blerim Sejdiu, i cili premton se në mandatin e tij, ky objekt do të hapet.
“Shkojmë me fazën e dytë tani, ne kemi kërkuar mjete nga Qeveria e kaluar por asnjëherë asnjë denar nuk na dhanë. Edhe pjesën e parë nuk e kryem me mjete të Qeverisë, por me aplikimin nga mjetet e TAV-it. Por tani me Qeverinë e re do ta kryejmë edhe fazën e dytë pra në mandatin tim që ka edhe një vit”, shtoi Besnik Emshiu, Kryetar i komunës së Bogovinës.

Qeveria dhe Ministria e Kulturës duhet të ndajnë edhe rreth 300.000 euro për Zhelinën, dhe rreth 600.000 për pallatin e kulturës në komunën e Bogovinës, por edhe pas rebalancit të buxhetit, Qeveria për këtë vit nuk ka paraparë asnjë denarë për këto projekte. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme